Shifrat alarmante, 70 përqind e të rinjve të papunë

Pamje-nga-Universiteti-i-GjirokastresShifrat që vijnë nga një studim i përbashkët i Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe Fondacionit Friedrich Ebert janë vërtet alarmante.

70 përqind e të rinjve në Shqipëri janë të papunë.

Përqindja e të rinjve të papunë është dyfishi krahasuar me cdo grupmoshë tjetër.

Të rinjtë që sapo kanë mbaruar gjimnazin përbëjnë numrin më të lartë të të papunëve.

Në vend të dytë vijnë ata që sapo kanë mbaruar universitetin me 20 përqind.

Të rinjtë që janë diplomuar në shkolla profesionale kanë më shumë mundësi punësimi por me paga më të ulëta.

Sipas studimit për punësimin dhe rekrutimin e të rinjve përdoren pothuajse gjithmonë lidhjet familjare dhe miqësore.