Shihni si duket rruga e “Kalistasë” gjatë natës (FOTO)

Bashkia Libohovë ka ndërhyrë së fundi në rrugën e lagjes “Kalista”, për ta kompletuar me një rrjet të ri të ndriçimit publik, shërbim që mungonte prej shumë kohësh.

Kryebashkiakja Luiza Mandi thotë se vijon puna për të kompletuar edhe lagjet e tjera ku mungon ndriçimi.

“Vazhdojmë punën për të  kompletuar çdo rrugë në lagjet e tjera pasi ndriçimi publik s’mund të konsiderohet më luks, aq më tepër në Libohovë, ku historikisht banorët janë treguar korrekt në pagesat e energjisë elektrike. Fjala jonë është puna dhe asgjë s’e ndal dot përpjekjen tonë të përbashkët për të bërë më të mirën për Libohovën”, shkruan Mandi në faqen e saj në Facebook teksa poston dhe disa foto.

/Libohova Online/