Shkarkohet drejtori i televizionit Gjirokastra. Në vend të tij ish-drejtoresha e Shërbimit Social

10985872_10207308403257823_9140298112740170740_nShkarkohet nga detyra drejtori i Radio Televizionit Gjirokastra, Piro Nase. Ende nuk dihet motivi i këtij vendimi, por ndërkohë ka zëra që flasin se shkarkimi ka ardhur pas presionit të zyrtarëve lokalë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët janë ankuar disa herë për mbulimin mediatik që i bëhej aktiviteteve të tyre në këtë televizion. 

Në vend Nases është emëruar Albana Allushaj, e cila deri më tani mbante postin e drejtoreshës së Shërbimit Social Shtetëror në Gjirokastër. Nase u emërua drejtor i televizionit publik Gjirokastra pak pasi socialistët erdhën në pushtet.

Në këto dy vjet ai ndërmori hapa të rëndësishëm në reformimin e kësaj media publike në jug të vendit.