Shkarkohet Kristaq Thimio, nuk i shpëton dot denoncimit të radhës në ‘Stop’

Një ditë pas denononcimit të radhës në emisionin ‘Stop’ në Tv Klan, kryeinspektori i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave në Gjirokastër, Kristaq Thimio, u shkarkua nga detyra. Për t’i komunikuar vendimin, sot në Gjirokastër kishte mbërritur sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Plarent Ndreca.

Ky i fundit komandoi në këtë detyrë Seit Rondon, një ish punonjës i Ndërmarrjes së Ujësjellësit në Gjirokastër. Por cili ishte skandali i radhës, që e mbushi ‘kupën’për Thimion, duke sjëll sot shkarkimin e tij.

Emisioni ‘Stop’ e denonocoi mbrëmë për pezullimin e padrejtë nga puna të inspektorit Saimir Zenaj. Për habi të të gjithëve, Thimio e kishte ‘arsyetuar’ pezullimin thjesht për… motive personale.  Shkak i përplases së Thimios me inpsektorin Zenaj, ishte çështja e një guroreje në fshatin Dervician, për të cilën Kristaq Thimio kërkonte të gjobitej me hir a me pahir. Por kjo gjë ishte refuzuar nga inspektori Zenaj, duke sjell në këtë mënyrë sherrin me eprorin e tij.

©ArgjiroLajm.net