Shkatërrimi i Banjave të Bënjës (VIDEO)

Grupi i inspektorëve të ministrisë së Energjetikës dhe të Mjedisit në terren kanë nisur verifikimin në terren të punimeve të hidrocentralit mbi lumin e Langaricës, i cili shkaktoi tharjen e burimit të Priftit në Banjat e Bënjës. Kamera e Ora News pa nga afër situatën në banjot termale të Bënjës, ku në vend të ujit të kristaltë, kanë mbetur disa pellgje të turbullta uji, apo më keq akoma në burimin e Priftit, një nga më kuruesit, janë tharë guvat nga buronte uji. Shihni videon.