Shkollat e Gjirokastrës ku do të pilotohen 4 projekte të MAS

RovaMe nisjen e vitit të ri shkollor, në institucionet e arsimit parauniversitar të rrethit të Gjirokastrës do të pilotohen katër projekte të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Një pjesë e shkollave ku do të zbatohen këto projekte tashmë janë përzgjedhur, ndërsa të tjerat do të caktohen deri në fund të javës. Në një intervistë për televizionin publik Gjirokastra, drejtoresha e DAR, Lindita Rova, tha se për projektin “Pilotimi i Kurrikulës së re” është përzgjedhur gjimnazi “Muhamet Gjollesha” në Lazarat dhe shkolla 9-vjeçare “Koto Hoxhi” në Gjirokastër.

Për projektin “Shkolla Qendër Komunitare”, më i rëndësishmi prej projekteve, është përzgjedhur gjimnazi “11 Shkurti” në Libohovë, gjimnazi “Asim Zeneli” në Gjirokastër dhe shkolla “Koto Hoxhi”.  Rova theksoi se në këtë projekt do të përfshihen edhe 6 shkolla të tjera të rrethit, të cilat do të përzgjidhen deri në fund të javës. Duke vijuar më tej, ajo u ndalë te projekti “E-Learning”,  për të cilin është përzgjedhur gjimnazi “Asim Zeneli”. Projekti i radhës është “Çdo fëmijë rom në kopësht”, i cili do të zbatohet në disa institucione parashkollore. Viti i ri shkollor nis në datën 15 shtator dhe përfundn në qershor 2014.