Shkollat e minoritetit grek, Rama jep një lajm të mirë për Dropullin

Në aktivitetin e zhvilluar sot në Sarandë për minoritetet, kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për minoritetin grek që jeton në Bashkinë Dropull dhe Bashkinë e Finiqit. Ai tha se do të çelet një zyrë e posaçme arsimore që do të merret ekskluzivisht me problemet e shkollave në Dropull dhe Finiq.

“Kjo do të jetë një ndihmë shumë e madhe për të krijuar një komunikim konstant mes Ministrisë së Arsimit dhe minoritetit në këtë aspekt”, tha Rama.

Më tej kryeministri shtoi se do të ketë gjithashtu edhe një fond të veçantë për pakicat kombëtare në Shqipëri, me qëllim mbështetjen e projekteve të ndryshme sociale e kulturore të minoritetit.