Shmanget përmbytja e 10 banesave në Picar

gjirokaster-4-768x576Bashkia Gjirokastër ka nisur menjëherë punën për normalizimin e situatës, në fshatin Picar ku rrezikohej përmbytja e rreth 10 banesave.

Vërshimi i përroit për shkak të reshjeve të shumta të ditëve të fundit ka dëmtuar rëndë një prej akseve të këtij fshati.

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami inspektoi ndërhyrjet që po bëhen në fshatin Picar, Njësia Administrative Picar, ku u shmang në kohë përmbytjen e rreth 10 banesave.