Shoqata “Zagoria” del kunder bashkimit me Libohoven

9764937Shoqata “ZAGORIA” ka kërkuar ndryshimin e hartës së re territoriale ku parashikohet bashkimi i tyre me Libohovën. Madje në një shkresë zyrtare thuhet”: “lidhjet dhe varësia e krahinës së Zagories kanë qënë të drejtpërdrejta nga Gjirokastra, dhe jo nga Pogoni, Dropulli apo dhe nga Libohova”

Propozimin e hartës, shoqata e cilëson një eksperiment lidhjen me Libohovën, veprime që për ta në të shkuarën nuk kanë patur jetë.

“Kontributi historik, atdhetar, patriotik, shkencor, në letërsi, në art, deri dhe në folklor janë tipike shqiptare të papërsëritshme zagorite. Sado herë që atdheu është kërcënuar nga të huajt, luftëtarët dhe atdhetarët shqiptarë, në Zagori kanë gjetur strehë , mbështetje, përkrahje shumë më të madhe se në Libohovë apo krahinë tjetër të Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

Ndërsa shprehen se territori i Zagories historikisht nuk ka patur asnjë lloj vartësie apo dhe kontakti me Libohovën, “as territoriale, as gjeografike, as kulturore, as tregtare, as historike dhe ca më pak në traditat dhe zakonet shekullore të saj. Të lidhësh Zagorinë me Libohovën do të thotë ta bësh Zagorien inekzistente, tamam një trevë të shkretë dhe pa zot”.

 

Libohova Online