Shorti i botërorit, Shqipëria në grup me Spanjën dhe Italinë

tmp_28081-FB_IMG_1437845198981-1861630955 Eshte hedhur në Rusi shorti për grupet e kampionatit botëror Rusi 2018. Shqipëria që gjendet në vazon e tretë ra në Grupin G me Spanjen, Italine, Maqedoninë,Izraelin dhe Litetshteinin. Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi nuk e ka komentuar shortin e kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’ ne Facebook ndoshta sepse ai eshte i pasigurte per te ardhmen e tij.De Biasi vetëm ka treguar kundërshtarët e Shqipërisë së tij.

Ndersa ky short nuk e tremb kreun e FSHF Armando Duka. Në një intervistë për A1Report ai ka deklaruar se nuk duhet të kemi frikë askënd. “Nuk ka skuadra të dobëta. Kemi në grup skuadra të mëdha, kjo është akoma më bukur. Bëhesh i madh kur mund të mëdhenjtë, shpresojmë ta bëjmë këtë”, ka thënë Duka. Shqipëria do të përballet me Spanjën dhe Italinë në grupin G gjatë rrugëtimit për Botërorin që do të luhet në Rusi në 2018. Një tjetër motiv që e ka gëzuar Dukën është fakti se duke patur dy skuadra si Spanja dhe Italia kundërshtarë edhe të drejtat televizive do të kushtojnë më shumë.

Grupi ynë konsiderohet si nga me te fortet ndërkohe që nga skuadrat e mëdha Gjermania gjendet në grupin C me Cekinë dhe Irlandën e Veriut. Franca me Hollandën dhe Suedinë ndërsa Anglia me Skocinë dhe Sllovakinë.