Shpërthim tritoli në oborrin e një shtëpie në Lazarat

IMG_5442Rreth orës 00:10, datë 22.03.2015 në lagjen Kordhocë, të fshatit Lazarat, Gjirokastër, tek porta e jashtëme e oborrit të shtetasit H. B.,dyshohet se është hedhur nga jashtë portës në oborr, një kallëp tritoli me fititl të ndezur.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse janë shkaktuar dëmtime të pjesëshme të llamarinës së portës së jashte të oborrit.

Nga shpërthimi nuk ka asnjë të lënduar dhe nuk ka dëme materiale në banesë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.