“Shpëton” Guximtar Boçi, Prokuroria e Krimeve të Rënda: Nuk bëri korrupsion!

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskopetencë për të gjykuar çështjen e gjyqtarit Guximtar Boçi. Kreu i gjykatës së Gjirokastrës u denocua nga një grua në emisionin “Stop”.

Ajo pretendonte se i kishte kërkuar favore seksuale për ta ndihmuar në një çështje gjyqësore, të cilën nuk e gjykonte vetë ai. “Stop” shfaqi një përgjim audio të regjistruar nga denoncuesja.

KLD e shkarkoi gjyqtarin, ndërsa prokuroria nisi hetimet. Por tani Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arritur në përfundimin se vepra e korrupsionit nuk mund të provohet në këtë rast. Hetimi do të kalojë në dorë të prokurorisë së Fierit.