Shpronësimet, taksë për pronarët që refuzojnë planin e investimit

Albania-117-1024x768Qeveria do të propozojë një taksë për pronarët e tokës që nuk do të pranojnë planin e zhvillimit vendor. Në ligjin për “Planin dhe zhvillimin e Territorit”, përcaktohet e drejta e një pronari, apo grup pronarësh për të refuzuar projektet, por se si kusht ato të kenë një taksë të posaçme. “Metodologjia e përcaktimit të vlerës së taksës së moszhvillimit dhe e rishpërndarjes së të drejtave të zhvillimit rregullohet në rregulloren e zhvillimit”, thuhet në nenin 32 të ligjit ku përcaktohet zhvillimi i detyrueshëm.

Ndërsa në ligjin e botuar tashmë në Fletoren Zyrtare përcaktohet se “plan i detajuar vendor” është dokumenti që detajon përcaktimet e planit të përgjithshëm vendor në nivelin e një ose disa njësive strukturore dhe përcakton kushtet për zhvillimin e një zone përmes lejeve të ndërtimit. Të cilat këtu përfshihen edhe lejet për investime të formave të ndryshme./Dita