Shqipëria “çon” sot në Francë harmoninë fetare

papa-bashkejetesaNë marrshimin e sotëm që do të mbahet në Francë për nder të viktimave të sulmeve terroriste, delegacioni shqiptar krahas kryeministrit Rama, ministrave Veliaj e Bushati dhe disa gazetarëve, përbëhet edhe nga përfaqësuesit e katër komuniteteve fetare në vend.

Bashkëjetesa fetare në Shqipëri është një vlerë e madhe kombëtare dhe prezenca sot në Paris e përfaqësuesve të të krishterëve, myslimanëve, katolikëv edhe ungjillorëve shqiptarë, mbart një simbolikë shumë të madhe.

Sot më shumë se kurrë, Parisi dhe e gjithë bota kanë nevojë për mesazhin e dashurisë dhe harmonisë mes njerëzve, pavarësisht besimit të tyre fetar apo mendimeve të ndryshme që ndajnë për cështje të caktuara.