Shqiperia lekund pozitat e trajnerit danez. Tifozet: Largohu!

Olsen33Në portalet e ndryshme, mesazhet e tifozëve danezë kanë qenë pro largimit të Morten Olsen nga stoli i kombëtares, pasi sipas tyre “në 15 vjet s’ka bërë asgjë dhe vetëm na ka shkatërruar”.

Madje, disa kanë shkruar dhe se “duhet të largohesh, sepse ke 15 vjet që ha bukën e kësaj kombëtare më kot”. Zgjedhje taktike të pavlera dhe të dobëta, si zëvendësimi i Sistos, ndër më të mirët në pjesën e parë. Veç kësaj, disa shkruajnë dhe se “kjo Danimarkë nuk meriton që të shkojë në Europian”.