Shqiptarja nga Gjirokastra kryeson në Greqi “Dancing with the Stars”. Njihuni me Klodiana Stojën (VIDEO)

Shqiptarja nga Gjirokastra po kryeson në “Dancing with the Stars” që po zhvillohet në Greqi. Klodiana Stoja, balerina dhe koreografja që po nderon Shqipërinë nuk merr pjesë për herë të parë. Gjithmonë e pranishme, Klodiana ka fituar vendin e dytë në sezonin e tretë të konkursit, me partner këngëtarin e mirënjohur grek, Ilias Vretos. Partnerët e saj në 4 sezonet e mëparshëm kanë qënë parukieri i famshëm grek Trifonas Samaras, moderatori Alex Kavdas, këngëtari Thanos Petrelis dhe këngëtari Ilias Vretos. Klodiana është edhe në këtë sezon e pranishme në garë, pavarësisht se vetëm para 2 muajsh solli në jetë fëmijën e parë. Dje në mbrëmje Klodiana Stoja konkuroi përsëri me kampionin në Lojrat Paraolimpike, Mihalis Seitis, i cili kërcen me një protezë në vend të këmbës, pasi e humbi atë në një aksident me motor.