Shtyhet për 12 nëntor afati i regjistrimit në universitet

Pamje-nga-Universiteti-i-GjirokastresMinistria e Arsimit shtyn afatin e regjistrimeve te studenteve deri me 12 nentor, duke i dhene mundesi keshtu te gjithe atyre qe kane plotesuar formularin A3 dhe kane dale fitues ne nje program studimi.

Ministria e Arsimit ka shtyrë afatin deri në këtë datë për shkak të problemeve kompjuterike që ka patur në sekretaritë. Për të mos krijuar panik se të rinjtë kanë humbur të drejtën e studimeve Ministria bënë të ditur se është kohë e mjaftueshme për tu regjistruar.

Në bazë në usdhëzimit nr 49. Ministria urdhëron sekretaritë mësimore që deri më 12 nëntor 2014 ora 18.00 të pranojnë dokumentacionin e fituesve nga A3.

I njëjti udhëzim përcakton se sekretaritë mësimore të mbajnë regjistër të veçantë për dorëzim dokumentacioni dhe më pas për të referuar të dhënat të sakta se sa është numri u personave të regjistruar.

A3 është formulari i fundit i plotësuar për të rinjtë që duan të vazhdojnë universitetin dhe më herët nuk kanë plotësuar formualirin A2.