Si ishte Shqipëria në vitin 1957 (FOTO)

Albanologu i njohur, Robert Elsie, në faqen e tij dedikuar hulumtimeve për Shqipërinë, në seksionin e fotove, sjell këtë koleksion fantastik, të realizuar në vitin 1957 nga Wilfried Fiedler.

“Prof. Dr. Wilfried Fiedler (lindur 1933 në Oberfrohna, Chemniz) është albanologu më i njohur dhe më i rëndësishëm në hapësirën gjermanofolëse dhe vazhdues i traditës së Gustav Meyer-it, Norbert Jokl-it dhe Maximilian Lambertz-it.

Pas përfundimit të studimeve për sllavistikë në vitin 1955 ai filloi punë si asistent shkencor pranë Institutit të Kulturës Popullore të Akademisë së Shkencave në Berlin. Në këtë kohë ai filloi të merrej edhe me gjuhën shqipe për të marrë pjesë në ekspeditën e përbashkët etnografike gjermano-shqiptare të etnologëve Erich Stockmann dhe Ramadan Sokoli që u zhvillua në vitin 1957 në Shqipëri. Pas kësaj ekspedite në Gjermani u botua studimi “Këngët e Çamëve” tekstet e të cilave, u përkthyen në gjermanisht nga prof. Fielder,” shkruan Elsie.

Fshatarë në Divjakë
Fshatarë në Divjakë
Gjirokastra
Gjirokastra
Karrocë me buaj në Elbasan
Karrocë me buaj në Elbasan
Një e re në pazarin e Shkodrës
Një e re në pazarin e Shkodrës
Një fshatar në Kavajë
Një fshatar në Kavajë
Një grua me xhubletë në veri
Një grua me xhubletë në veri
Një hoxhë në Krujë
Një hoxhë në Krujë
Një i ri luan me çifteli
Një i ri luan me çifteli
Një lypës në Tiranë
Një lypës në Tiranë
Pamje nga Xarra në Sarandë
Pamje nga Xarra në Sarandë
Pazari i Vjetër në Tiranë
Pazari i Vjetër në Tiranë
Pranë-Pogradecit
Pranë Pogradecit
Shtëpi tradicionale në Mallakastër
Shtëpi tradicionale në Mallakastër
Të rinj në Koplik
Të rinj në Koplik
Wilfried Fiedler në Sarandë në vitin 1957
Wilfried Fiedler në Sarandë në vitin 1957
Wilfried Fiedler
Wilfried Fiedler

Libohova Online