Si u vodhën 60 mijë euro në një banesë në Gjirokastër. Në pranga 3 persona

vjedhjePolica e Gjirokastres ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datën nje dite me pare, në Lagjen Granicë të qytetit  Gjirokastër, ku u grabit me thyerje banesa e shtetasit me inicialet F.Ç. Grabitesit moren 60 mije euro dhe 6 aparate celularë.

 Policia ka bërë identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasëve  :

  • Ervis Bushi, vjeç 18, banues në Gjirokastër.
  • Ernest Beluli, vjeç 18, banues Gjirokastër.
  • Flamur Zani, vjeç 30, banues Gjirokastër, i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe “Armbajtie pa leje”.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin , më daten 24.01.2015, rreth orës 18.30, në lagjen Granicë të qytetit Gjirokastër kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit F.Ç, ku kanë marrë 60.000 Euro, bizhuteri dhe 6 aparate celularë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë e mundur identifikimi dhe dokumentimi me prova ligjiore e kësaj ngjarje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Vjedhjes me thyerje ,  kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134/3 dhe 25 të Kodit Penal.