Situata nga moti i keq, PD kërkon largimin e Flamur Bimes: Nuk po menaxhon si duhet gjendjen

Kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko, ka kërkuar dorëheqjen e prefektit të Qarkut të Gjirokastrës Flamur Bime, për shkak të mungesës së menaxhimit total të situatës në terren, si pasojë e kohës së keqe me dëborë që ka përfshirë gjithë jugun e vendit.

Duke folur për mediat, Bejko tha se shefi i shtabit të emergjencave, Flamur Bime, ka qëndruar indiferent karshi kësaj situate.

Ndërkohë që duhej ta kishte mbledhur shtabin ditë më parë dhe të bënte prezent planin e masave për përballimin e kësaj situate.