S’ka të sosur kanabisi, asgjësohen edhe 18 mijë rrënjë. Nuk ka të arrestuar

Policia.Policia e Shtetit vijon aksionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të territorit në vendin e quajtur “Zazan”, fshati Kalivaç, Tepelenë kanë gjetur dhe asgjësuar 17.500 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur “Përroi i Zelenicës”, fshati Kalivaç, u gjetën dhe u asgjësuan 1.180 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.