S’ka të sosur kanabisi, zbulohen rreth 300 rrënjë te “Ferrat e Hankos”

unnamed-7Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur “Ferrat e Hankos”, në Malin e Sopotit, Gjirokastër, u konstatuan dhe u asgjësuan në 2 parcela 286 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Në afërsi të këtyre parcelave u gjetë një armë zjarri automatik model 56. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.  

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.