Skandali me tekstet mësimore, këshilltari i ministres: Nuk janë pjesë e librave shkollore

1422438_683781571705954_3242667332211948366_nFragmentet e teksteve qe janë publikuar ne rrjetet sociale, nuk janë pjesë e librave shkollore. Një ditë pas akuzave të ngritura për cilësinë e teksteve të nxënësve, këshilltari pranë Ministres së Arsimit, Agim Leka sqaron se pjesët e komentuara në rrjetet sociale janë marrë nga libra që nuk i përkasin arsimit parashkollor apo nga tekste qe sot janë skualifikuar për cilësi të dobët.

Sa i përket pjesës së shumëpërfolur të leximit të klasës së dytë “Shkumësi magjik”, specialistet e ministrisë sqarojnë se tregimi nuk është publikuar i plotë dhe në tërësi nuk përmban elementë të papranueshëm dhe joedukativ.

Drejtues në dikasterin e arsimit pranojnë se ende në shkolla ka probleme me cilësinë e librave për shkak për altertekstit. Këshilltari Agim Leka deklaron se vitin e ardhshëm të gjitha programet mësimore do t’i nënshtrohen disa fazave të seleksionimit, ndërsa një tekst nuk do të ketë më shumë se dy alternativa.

Vetëm këtë vit Ministria e Arsimit hoqi nga tregu i librit shkollor 120 tituj të dobët. Ky proces erdhi pas shqyrtimit të teksteve nga ekspertët, por dhe grupet e mësuesve të ngritur pranë çdo shkolle.

Libohova Online