Skandali në spitalin e Gjirokastrës, mjeku kërkon 200 mijë lekë të firmosë fletëdaljen

fiksi-1-640x512200 mijë lekë për të firmosur fletëdaljen. Kjo është shuma që i ka kërkuar një mjek kirurg në spitalin rajonal të Gjirokastrës babait të një fëmije, të cilin e kishte operuar. Prindi i fëmijës u ankua në Fiks Fare për veprimet e mjekut kirurg të Gjirokastrës. Spiro Pasha nga Tepelena, babai i fëmijës, tregon se gjate verës operoi fëmijën e tij në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Operacionin e kreu mjeku Arben Kuro. Prindi i fëmijës së operuar tregon se mjeku Kuro nuk i firmoste fletëdaljen e djalit nga spitali edhe pse kishin kaluar pesë ditë nga operacioni, pa marrë pagesën që i kishte kërkuar.
Sipas Pashës, shuma që kërkonte mjeku Kuro ishte 20 000 lekë (të reja)
Duke mos pasur mundesi te siguronte shumën që kërkonte mjeku, Pasha iu drejtua emisionit Fiks Fare, ku denoncoi veprimet e mjekut.

“Me operoi çunin ne fund me kerkoi 200 000 leke te vjetra. I solla nje kec dhoro per veten e tij.
Ne fund qe do dilte djali, diten e premte, se u operua te henen djali, si nuk e nxirrte nga spitali se me kerkoi 200 000 leke”, shprehet ai.

Sipas prindit, mjeku paratë i ka kërkuar përpara se të hynte në sallën e operacionit, por ai nuk kishte që t’ia jepte.
Sipas qytetarit, mjeku ia kishte kërkuar këtë shumë parash duke u justifikuar se me atë shumë do të paguhej anestezisti, vetë mjeku dhe disa kolege të tjerë që morën pjesë në operacion

Pas këtyre bisedave babai i djalit të operuar ka telefonuar mjekun. Gjatë bisedës telefonike mjeku i tregon se e kishte përfunduar turnin dhe ndodhej në shtëpi.Ai e orienton qytetarin që lekët t’ia jepjte infermieres së turnit
Ndërkohë infermierja e turnit pasi flet në telefon me mjekun Arben Kuro, i cili I kërkon që të marrë porosinë nga babai i pacientit, tregon se ajo nuk di gjë për sasinë e lekëve që duhet të marrë .

Babai i pacientit i telefonon përsëri mjekut dhe i kërkon t’i thotë sesa lekë duhet t’i japë infermieres, duke patur parasysh që i kishte dhënë më parë një kec. Mjeku refuzon që të vazhdojë më pas këtë bisedë në telefon, duke i thënë qytetarit që nuk bëhen këto biseda në telefon

Qytetari rikthehet sërish në spitalin e Gjirokastrës tre ditë pas kësaj telefonate
Takon mjekun në zyrën e tij, ku i bën edhe vizitën e radhës fëmijës së operuar. Pasi qytetari i tregon shumën e parave që ka marrë me vete, sipas bisedës që kishin bërë. Mjeku i thotë që t’i japë aq para sa ai dëshiron.
Qytetari i tregon se janë 15 000 lekë të reja. Mjeku pranon duke i thënë “’Fiks, në rregull je”.

tmp_11121-spiro-pasha-1139822939
Spiro Pasha, babai i pacientit

Dita e pare, babai i pacientit telefonon mjekun kirurg Arben Kuro

I ati i pacientit– (Në telefon) O Beni si e kalove vëlla? Spiro jam, mora makinën e një shoku se ngela rrugëve. Ku do të takohemi do vishë këtu tek zyra?
Mjeku – Kam ikur që aty
I ati i pacientit-Po ku do të takohemi vëlla?
Mjeku – Tani ika në shtëpi, si do të takohesh.
I ati i pacientit– – Si do ashtu, kujt do ashtu
Mjeku – Lëja infermieres …
I ati i pacientit– …?
Mjeku – Ika aty ma jep në telefon.
I ati i pacientit– Kushë është …?
Infermjerja – Unë jam.
I ati i pacientit– Ja është këtu kjo zonja.
Infermjerja – Më kë je, kush po flet?
I ati i pacientit– Hë mo se të kërkojnë tyja, Bebni mo Beni
Infermjerja – Doktorri?
I ati i pacientit – Po doktorri po kush.
Infermjerja – Ë, dokorr Beni (teksa flet në telefon me të) A po mirë. Do të lë një porosi të ta mbaj unë aty.
I ati i pacientit– Sa të tha Beni ty, thë tha gjë Beni sa ashtu?
Infermjerja – Mua nuk më tha, mua më tha do të lëjë një pororsi, se kam iden. Përse e ka fjalën?
I ati i pacientit– Lekë
Infermjerja – Nuk di gjë.
I ati i pacientit– Sa
Infermjerja – Nuk di gjë, nuk di gjë fare. Të kishë biseduar që në mëngjes pse i lë këto punë kështu.
————— babai i pacientiit i telefonon sërisht mjekut ———————-
I ati i pacientit– O Beni, Spiro jam sa ti lëj kësaj infermjerës?
Mjeku – E ça ba këto muhabet në telefon, ç janë këto muhabete tani.
Babai i pacientit rikthehet ne spitalin rajonal te Gjirokatres tre dite me pas

Takimi ne zyren e mjekut Arben Kuro

I ati i pacientit– Ja ja shikoja pak. ( plagën e operacionit)
Mjeku – Hajde
I ati i pacientit – Shko vëlla atje
Mjeku – ( Pasi i shikon plagën fëmijës ) Laje
I ati i pacientit – Në rregull, ë në rregull?
Mjeku – Në rregull fare.
I ati i pacientit – Sa don anarkoza a si? Sa të ashu
Mjeku – Ë…
I ati i pacientit – O Beni sa do të detyrohem?
Mjeku – ( Pasi shikon tre 5000 leshet, të reja). Po ikë mos e vra mëndjen jep sa të duash, po hë.
I ati i pacientit – Nuk i di unë ato
Mjeku – Harroji ato muhabete.
I ati i pacientit – 150 000 (lekë të vjetra) janë.
Mjeku – Fiks në rregull je.