Skocia i tha “JO” pavarësisë

scots_indySkocia ka votuar për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar pasi votuesit refuzuan bindshëm pavarësinë në referendumin e së enjtes. 

Me të 32 zonat bashkiake që kanë numëruar fletët e votimit pas procesit të së enjtes, votuesit “jo” kryesojnë me 2.001.926 vota kundër 1.617.989 të atyre që votuan pro pavarësisë.

Rezultati u konsiderua i sigurit matematikisht fillimisht në orën 06:08 të së premtes, pasi një zyrtar përgjegjës njoftoi dominimin e votave “jo”.

Vetëm pak momente më pas, ministri i parë i Skocisë, Alex Salmond deklaroi se pranon rezultatin dhe bëri thirrje për unitet.

Ai tha se referendumi dhe pjesëmarrja e lartë në të ka qenë një triumf për prcesin demokratik dhe premtoi se do të mbajë zotimin e tij në Marrëveshjen e Edinburgut, që i hapi rrugën referendumit.

“Partitë pro unionit u angazhuan në fund të fushatës për t’i siguruar më shumë pushtet Skocisë dhe Skocia pret që këto zotime të përmbushen me shpejtësi. Ndërkohë, na është premtuar një rishikim i ligjeve të Skocisë brenda 27 marsit të vitit të ardhshëm”, tha Salmond.

“Jo vetëm 1.6 milion skocezët që votuan pro pavarësisë do të kërkojnë përmbushjen e këtij zotimi, por të gjithë skocezët që morën pjesë në këtë referendum do ta kërkojnë atë”, shtoi ai.

Ndërsa kryeministri britanik David Cameron shprehu lumturinë e tij për rezultatin e referendumit. Ai premtoi një zgjidhje të re dhe të ndershme për problemet e Mbretërisë së Bashkuar pas rezultateve të referendumit dhe shtoi se projektligjet për rritjen e pushtetit të Skocisë do të jenë gati në janar 2015.

Ndërsa lideri i “Beter Together”, Alistair Darling u shpreh se, skocezët zgjodhën unitetin në vend të ndarjes. /TCH