Socialistët e Dropullit festojnë 25 vjetorin e themelimit të PS-së

tmp_6301-received_15617663941250581465795123Socialistët e Dropullit festuan një ditë më parë 25 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Në ceremoninë festive të organizuar me këtë rast merrnin pjesë anëtarë e drejtues të kësaj partie në minoritet.

Po kështu ishin të ftuar ministri Pushtetit Vendor Bledi Çuçi, deputetët Dashamir Kamberi e Blerina Gjylameti, prefekti Flamur Bime, si dhe kryrebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi.

Ish-mësuesi Thanas Xhumba i angazhur herët në PS tregoi shkurtimisht historikun e kësaj force politike në Dropull, evokoi drejtuesit dhe aktivistët e saj më të spikatur që kanë kontribuar ndër vite.

Ndërkohë Mirela Çabeli, këshilltare e PS-së në Këshillin Bashkiak të Dropullit vlerësoi lart nismën e Partisë Socialistë për t’i dhënë më shumë hapësirë përfaqësimit të femrave në organizatat socialistet dhe institucionet e qeverisjes vendore.

Ndër të tjera gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në të cilat PS kërkon një rezultat më të lartë, sidomos po të kemi parasysh që edhe LSI ka krijuar shumë terren në minoritet, sa që në zgjedhjet e fundit doli forcë e parë politike.

|Libohova Online|

tmp_6301-received_15617665507917092095154906

tmp_6301-received_1561766450791719386722246

tmp_6301-received_1561766394125058578604119