Sondazhi, 67% e qytetarëve mbështesin reformën territoriale

 Sondazhi, 67% e qytetarëve mbështesin reformën territoriale

shqiperia-57Sot u bë publik një sondazh i realizuar prej datës 15 qershor deri në 17 korrik, ku janë pyetur rreth 16 mijë qytetarë, mbi 18 vjeç, në të gjithë vendin. Sondazhi kishte të bënte me mendimin e qytetarëve për reformën territoriale. Sipas këtij sondazhi, rezultatet e të cilit u prezantuan sot nga ministri Bledi Çuçi, 67% e qytetarëve e mbështesin këtë reformë.

Çuçi tha se ky është një sondazh profesional, teksa theksoi se për këtë reformë janë zhvilluar 55 takime publike. Ndarja e re territoriale e Shqipërisë pritet të votohet nesër në Kuvend, në një seancë me dabate, duke qenë se opozita nuk ka marrë pjesë në komisionin e posaçëm për këtë reformë. Ndarja e re me 61 bashki, do të kalojë vetëm me votat e mazhorancës.  

Libohova Online