Sot hyn në fuqi ligji, 50 mijë lekë për duhanpirësit

606388-woman-smokingDuke filluar nga dita e sotme, hyn në fuqi ligji “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, i cili për herë të parë parashikon vendosjen e gjobave edhe për duhanpirësit që e konsumojnë atë në ambientet e ndaluara. Masa e gjobës do të jetë 5000 lekë, ndërkohë që objekt i gjobitjes do të jenë edhe administratorët e lokaleve. Sipas ligjit të ri, shkelja e nenit të ri ku përcaktohen mjediset ku ndalohet pirja e duhanit, parashikon gjobitjen e subjekteve të tatueshme me 300 000 lekë, 50 000 lekë gjobë për personin për-gjegjës në institucionet publike si dhe 50 000 lekë për administratorin në banesat me bashkëpronësi të detyrueshme. Po ashtu, ligji i ri përcakton se pronari ose administratori i mjediseve ku ndalohet duhani është personi përgjegjës për vendosjen në një vend të dukshëm të listës së trupave inspektuese për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, të shenjave të dukshme, që tregojnë se pirja e duhanit në këto mjedise është e ndaluar, si dhe të heqë e të mos lejojë vendosjen e tavllave të duhanit në këto mjedise. Shkelja e këtij neni dënohet me 300 000 lekë gjobë për subjektin e tatueshëm dhe 50 000 lekë gjobë për administratorin apo personin e caktuar përgjegjës.GSH