Spiro Ksera kërkon lirinë, del në Gjykatën e Apelit më 18 shkurt

spiro-kseraLirohet apo jo nga burgu ish-ministri i Punës Spiro Ksera, do të vendoset në datën 18 shkurt.

Ai do të dalë para trupit gjykues të Gjykatës së Apelit Tiranë, prej së cilës kërkon ndryshim të masës së sigurisë.

Ksera e konsideron të paligjshëm arrestimin e tij, si dhe të motivuar politikisht.  Ish-ministri u arrestua para dy javësh në fshatin e tij në Derviçan të Gjirokastrës.

Bashkë me të në pranga u vendos edhe ish-vartësi i tij Artevis Mene, si dhe disa shtetas të tjerë.

Ata akuzohen për vjedhjen e 300 milionë lekëve të tjera përmes aktiviteteve fiktivë.