Spiro Ksera përfiton ulje dënimi, Gjykata pranon kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar

spiro-ksera-1-1024x747Ish-ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera do të gjykohet me gjykim të shkurtuar.

Ky është vendimi i Gjykatës së Tiranës, që ka pranuar kërkesën e avokatit të ish-Ministrit Ksera, teksa ka rënë poshtë kjo kërkesë për sekretarin e ish-Ministrit, Kelvas Bitro, i cili do gjykohet me një proces të plotë.

Sipas hetimeve, rezulton se veprimet e paligjshme të zyrtarëve i shkaktuan shtetit një dëm prej 30 milion lekë me anë të vjedhjes dhe falsifikimit të dokumenteve.

Së bashku me Kserën në akuzë janë dhe 4 ish-vartës të tij dhe administrator i një kompanie private, ku në bashkëpunim me njëri tjetrin sipas prokurorit Tavani ata krijuan dokumente fiktive për aktivitete të realizuara më parë.