Spitalit të Gjirokastrës i është prishur ‘biçikleta’ e Kardiologjisë. Kanë mbi katër muaj që s’e rregullojnë dot

Në kabinetin e kardiologjisë në spitalin rajonal ‘Omer Nishani’ nuk funksionon prej të paktën katër muajsh prova ushtrimore, e njohur ndryshe si ‘biçikleta’, një aparaturë e rëndësishme për ekzaminimet e pacientëve. Pajisja ka një defekt, i cili e bën të pamundur funksionimin e saj normal. Këtë e pranon edhe vetë drejtori i spitalit Roland Karalli.

‘Nuk është një problem që ne mund ta rregullojmë këtu. Shpresojmë të zgjidhet sa më shpejt. Kardiologu di ta përdorë, nuk di ta riparojë ‘biçikletën’. Një pjesë të pacientëve i kemi zgjidhur privatisht te një mjek në Tepelenë. Një pjesë kanë shkuar dhe në Tiranë”, thotë për Tv Gjirokastra, drejtori i spitalit Roland Karalli.

Pra, deri më tani kanë kaluar katër muaj dhe askush s’ka marrë asnjë masë. Kushedi sa kohë do të duhet akoma. Ata që penalizohen janë gjithnjë pacientët.

Related image