Studimi i INSTAT e Bankës Botërore, Zagoria komuna më pak e varfër në Shqipëri

Një publikim i fundit, i përbashkët i Bankës Botërore dhe INSTAT, “Portreti i varfërisë dhe pabarazia në Shqipëri”, tregon hartën e varfërisë në vend (fshatra e qytete)

Studimi është i bazuar në Censusin e vitit 2011 dhe Anketën e Matjes së Nivelit të Jetesës 2012, po ashtu dhe në vëzhgimet me familjet për pjesën më të madhe të rajoneve dhe i është përshtatur ndarjes së re territoriale me 61 bashki, por duke ruajtur dhe ndarjen e vjetër me 373 njësi vendore, në mënyrë që të prodhojë rezultate, që janë më domethënëse për politikëbërjen sot.

Sipas këtij studimi zonat me varfërinë më të ulët në vend ndodhen në Jug të vendit, në Gjirokastër. Komuna më pak e varfër në Shqipëri është Zagoria, ku niveli i varfërisë është vetëm 2.5%.

Komunat me nivelin më të ulët të pabarazisë (sipas koeficientit Gini) ishin Bulqiza, Kukësi dhe Dibra, që e kanë këtë koeficien më të ulët se 8%, si dhe niveli më i lartë është në bashkitë e Vlorës, Durrësit dhe Sarandës, rreth 27%.