Studimi mbi masturbimin po çmend lexuesit në internet. A duhet të masturbojmë apo jo?

masssss-780x439Prestigjozja “The Independent” i ka kushtuar një artikull mjekësor masturbimit, që ka tërhequr një vëmendje të jashtëzakonshme dhe është shpërndarë mbi 31 mijë herë në rrjetet sociale.

Sipas “The Independent”, duhen hedhur poshtë mitet qesharake se masturbimi është i turpshëm, apo se mund të shkaktojë sëmundje deri te verbimi.

Prekja e organeve gjenitale duhet ç’dramatizuar, sepse ai është një proces normal dhe ndodh që kur bebet janë në barkun e nënës, si dhe në faza të shumta të jetës së njeriut.

Për gratë, masturbimi mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve të qafës së mitrës dhe infeksionet e traktit urinar.

Prekja shtendos qafën e mitrës dhe kështu që zhvendos mukozën e mitrës. Kjo mundëson qarkullimin e lëngjeve, duke i mundësuar atyre (lëngjeve të mitrës) largimin e plot baktere që eliminohen.

Masturbimi mund të pakësojë dy lloje diabetesh, të ulë pagjumësinë përmes çlirimit hormonal dhe të tensionit.

Për burrat, masturbimi ndihmon në zvogëlimin e kancerit të prostatës, ndoshta duke i dhënë prostatës një shans që të nxjerrë jashtë agjentët e mundshëm kancerogjenë dhe toksinat.