Sulmuan makinat e policisë me gurë, pranga 25-vjeçarit nga Lazarati

makina-polici-lazaratNga ana e Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gjirokastër është bërë kapja dhe ndalimi  i shtetasit Viktor Aliko, 25 vjeç, banues në fshatin ‘’Lazarat ‘’  Gjirokastër.

Ky shtetas u kap dhe u ndalua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër  me vendim nr. 489  datë 05.11.2014 ka caktuar masën e sigurisë ‘’Arrest me burg’’ pasi ky shtetas së bashku me disa shtetas të tjerë në datë 08.10.2014 në fshatin ‘’Lazarat’’ kanë qëlluar me sende të forta kundrejt makinave të policisë duke i dëmtuar ato.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale “Shkatërrim prone”, ‘’Organizim dhe pjesmarrje në manifestime të paligjshme’’ dhe ‘’Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik’’ parashikuar nga nene 150 ,262  dhe 236 të Kodit  Penal.