Supermbesa e Berishës acarohet me “enveristët” e Gjirokastrës: E paskeni merituar torturën e Enverit

dasara-225x300Mbesa e Sali Berishës, Dasara Malltezi është acaruar me “enveristët” pas parakalimit në Gjirokastër me rastin e ditës së çlirimit. Përmes një postimi në rrjetion social Facebook, ajo kërkon të shkojnë përpara drejtësisë të gjithë ata që dalin me parulla enveriste.

“Në të gjitha vendet e zhvilluara evropiane, dhe jo vetëm, parulla të tilla dënohen me burgim. Ju janë vrarë të afërm pa gjyq, por me vetëgjyqësinë e regjimit; ishte vendi i dytë në botë pas Ugandës sa çdo gjë e kishte me tollona; duhet të ngriheshit në pikë të mëngjesit të merrnit ushqimin; ju kanë internuar, torturuar, persekutuar, burgosur, vrarë… dhe akoma i shkoni pas?!

Epo nuk di ç’tju them veçse e paskeni merituar tërë torturën e 50 viteve diktaturë, dhe sot ku çdo vend i botës po të thuash me gojë parulla të çojnë përpara drejtësisë, ndërsa në Shqipëri jo vetëm që kjo gjë nuk ndodh, por përkundrazi ende shkojnë dhe i qajnë tek varri i atyre që i vranë e i therën gjysmë shekulli” , shkruan Dasara.