Ta pastrojmë Libohovën!

10255433_328056214047848_7161788526229212233_n

Nisma kombëtare “Ta Pastrojmë Shqipërinë” e Green Line Albania që organizohet për të dytin vit radhazi, kësaj here do të mbështetet edhe nga Bashkia Libohovë, e cila i fton qytetarët të bëhen pjesë e aksionit për pastrimin e ambientit nga nga mbetjet urbane. Pritet që në aksionin, i cili është më shumë simbolik, të angazhohen edhe nxënës të shkollave të qytetit.

Ne Libohove, si pothuajse ne cdo qytet te Shqiperise ka skuta dhe zona ku mbetjet urbane dergjen prej kohesh duke ndotur mjedisin dhe duke rrezikuar shendetin e njerezve. Aksioni i shtrire ne mbare vendin do te zhvillohet ne daten 21 nentor.