Takimi i madh i fushatës së PS, Rama të enjten në Gjirokastër

Kryeministri Edi Rama vjen rikthehet sërish në Gjirokastër të enjten e datës 15 qershor.

Ky do të jetë takimi i madh i fushatës për këtë qark. Vendi i organizimit është Parku i Viroit, aty ku Rama zhvilloi dy javë më parë takimin me gratë.

Sipas njoftimit thuhet se do të ketë transport me autobusë nga disa lagje të Gjirokastrës para dhe pas takimit në Virua.

Në Gjirokastër PS kandion Bledi Çuçin, Mirela Kumbaron, Flamur Golemin, Laert Durajn, Artemisa Dralon, Matilda Çelën dhe Elvira Pashon.