Takimi në Gjirokastër, Rama thyen rekord në Facebook, 26 mijë vetë në kohë reale (FOTO)

Gjatë takimit elektoral në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama ka kapur në Facebook një audiencë tejet të lartë. Deri më tani mbetet audienca më e lartë në kohë reale gjatë kësaj fushate. Plot 26 mijë njerëz po ndiqnin live në faqen e tij në Facebook takimin që u zhvillua në stadiumin “Gjirokastra”.