Tavo mbush 20 vjet deputet: Ndjehem i privilegjuar!

Në ditën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë, një mesazh ka shpërndarë në Facebook edhe deputeti i LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo, i cili është deputet prej 20 vitesh. Ja çfarë shkruan Tavo.

Sot nisi mbledhja e parë e legjislaturës së IX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Jam i privilegjuar që edhe gjatë kësaj legjislature do përfaqësoj qarkun e mrekullueshëm të Gjirokastrës. Është nder dhe privilegj të vazhdosh t’u shërbesh banorëve të këtij qarku. Politika është më shumë se sa një detyrë dhe profesion, ajo është përgjegjësi dhe mision. Dhe misioni im ka qenë, është, e do mbetet gjithmonë, t’ju shërbej me të gjithë zemrën time, energjitë dhe aftësitë e mia, duke dhënë më të mirën time në zhvillimin e qarkut të Gjirokastrës dhe mbarë vendit tonë i cili sot meriton të jetë pjesë e familjes evropiane më shumë se sa kurrë.

Me mirënjohje për besimin tuaj!