Tavos i duhet tensionimi i situatës: Policia tenton të vendosë drogë në makinat e mbështetësve tanë në Dropull

Dega e LSI-së në Gjirokastër bën me dije se policia e shtetit ndaloi ditën e djeshme makinat e përkrahësve të LSI në Dropull, me qëllim vendosjen e drogës në to.

Pas këtij skandali deputeti i Gjirokastrës Vangjel Tavo komunikoi menjëherë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Cako dhe i kërkoi të merren të gjitha masat për ruajtjen e rendit dhe mos-përfshirjen e oficerëve të policisë në inskenime të tilla të rënda në dëm të procesit zgjedhor.

Në të gjithë këtë skenar ku përfshirja e policisë është e plotë dhe në shërbim të krimit, Policia e Gjirokastrës pret të zbatojë një skemë tjetër intimidimi, terrori dhe presioni, shkruan Gsh.al. Kjo skemë përfshin arrestimin e 4 apo 5 personave të lidhur me LSI, të cilëve do i ngrihet një kurth i rremë për blerje votash.

E gjithë policia e shtetit duket se është tejet e investuar për ti shërbyer krimit dhe tjetërsimit të rezultatit të zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës. Këto informacione u janë përcjellur ambasadave të huaja në vend si SHBA, BE dhe OSBE/ODHIR.