Televizioni Gjirokastra “fsheh” lajmin për gjyqtarin Boçi, edicioni nis me… Baba Mondin (VIDEO)

tv-gjPak kohë më parë kur u arrestua për korrupsion ish-ministri i Punës, Spiro Ksera, televizioni publik Gjirokastra (TV GJ) e raportoi lajmin si një njoftim të shkurtër e pa rëndësi në fund të edicionit të ditës.

Ndërsa në edicionin e ditës së sotme, rasti i denoncuar mbrëmë në emisionin “Stop”, për ish-kreun e Gjykatës Gjirokastër, Guximtar Boçi, është pasqyruar sërish si një njoftim i shkurtër diku nga fundi edicionit.

Lajmet e ditës nisin me festën e hashures dhe ceremoninë e organizuar në Teqenë e Zallit. Guximtar Boçi u denoncua nga një grua, të cilës i kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendimi gjyqësor në favor të saj.

Më poshtë është video e lajmeve të ditës së sotme të televizionit publik Gjirokastra.

|Libohova Online|