Tendera elektoralë para largimit të kryebashkiakëve, 1.5 milion euro për një rrugë në Gjirokastër

gjirokaster-reportazh-biznesi-12-qershor-2010Tenderat përfundojnë para se të ndryshohen administratat…Kur disa kryebashkiakë e dinë mirë tashmë se nuk do të rikandidojnë apo se nuk do t’i fitojnë dot zgjedhjet, edhe manovrat e tyre ekonomike me tenderat nëpër bashkitë ku vazhdojnë të drejtojnë, nuk lënë shumë vend për spekullime, sepse janë mëse të qarta qëllimet që i shtyjnë.

Këtë e konfirmojnë shifrat e përdorura dhe datat apo afatet e përfundimirt të procedurave të mbylljes së tenderave, që bëhen në kohë rekord dhe përpara se të ndryshojë administrata lokale.

Një rast i tillë është ai që vërehet në Bashkinë Tiranës, ku pak ditë përpara zgjedhjeve hapet një tender gjigand prej 8.4 milionë eurosh investim në sistemin e ujësjellësit dhe një tender në Bashkinë Gjirokastër, raporton gazeta Mapo. Me poshte oferta e tenderit:

Tender i hapur (prokurim elektronik)

Objekti: “Rikonstruksion i rrugës Sheshi i Çercizit – Postobllok

Fondi limit pa tvsh: 208.333.333 lekë (1.5 milionë euro)

Burimi i financimit: Buxheti i shtetit (Fondi i Zhvillimit te Rajoneve)

Afati: 12 muaj nga data e lidhjes së kontratës

Dorëzimi i ofertave: 29 qershor.