Tension në Lazarat, Didi “zbarkon” me forcat RENEA dhe FNSH

lazarat-g-4Lazarati është kthyer edhe një herë në vëmendjen e opinionit publik. Aktualisht, forcat RENEA dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë hyrë në fshat ku edhe po bëhen kontrolle.

Mësohet se gjatë ditës së djeshme, është qëlluar me armë një patrullë policie në këtë fshat, brenda së cilës dyshohet të ketë qenë shefi i antikrimit të Gjirokastrës, F.Zh., i cili dyshohet se është plagosur.

Jozyrtarisht mësohet se 4 persona të armatosur që qarkullonin në një automjet tip Mitsubishi me targa false janë përplasur me armë me një autopatrullë të policisë mbrëmjen e djeshme, ku pasi kanë hapur zjarr, kanë braktisur mjetin dhe janë larguar.

Në automjetin e sekuestruar në cilësinë e provës materiale janë gjetur armë zjarri, mes së cilave një automatik me fishek në gojë. Po bëhet krehja e zonës për kapjen katër personave, të cilët janë identifikuar nga policia

Shefi i policisë, Artan Didi ndodhet aktualisht në Gjirokastër, ndërsa informacionet për mediat kanë qenë të kufizuara