Tentativë vrasje në “18 shtatori”, arrestohet adoleshenti

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Pas një pune intensive të kryer nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim :

N.K, 16 vjeç, banues në Gjirokastër.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi :

Në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër për motive të dobëta, ka goditur me mjete prerëse shtetasit A.D., 45 vjeç dhe Xh. D, 17 vjeç, banues në Gjirokastër, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 76-22 i Kodit Penal.