Tentoi të kalonte 2.6 kg heroinë, arrestohet në Kakavijë 36-vjeçari

Më datë 07.02.2017, në kuadër të planit të masave të goditjes së trafikut të lëndëve narkotike, në Pikën Kufitare Kakavijë, nga punonjësit e Policisë Kufitare në vijën e dytë u evidentua dhe u godit një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike.

Në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi Alban Kapllari me mjetin mikrobuz të linjës Shkodër-Athinë, me targa AA 487 LY. Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga punonjësit e Policisë Kufitare, mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijen e dytë, në frigoriferin e këtij auromjeti kishte disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, në frigorifer, u gjetën 4 pako me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, me peshë totale 2 kg e 60 gr.

Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, shtetasit :

Alban Kapllari, 36 vjeç , banues në Tiranë .

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.