Tentoi të kalonte makinën me drogë, arrestohet në Kakavijë 42-vjeçari [FOTO]

droge2Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është zbuluar dhe sekuestruar në aksin rrugor Kakavijë- Gjirokastër.

Policia kufitare ka sekuestruar 10.3 kilorgramë marijuanë dhe ka vënë në pranga një person.

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06.00 u bë arrestimi i 42 vjeçarit Fatos Çela nga Memaliaj. Efektivët e policisë kufitare gjatë kontrollit në vijën e dytë të automjeteve, në makinën e derejtuar prej tij tip Opel Korsa me targe AA 340 JT, kanë konstatuar se në brendësi të tapicerisë anësore të sediljeve kishte pako të mbështjella me natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike.

Nga këqyrja e mjetit, grupi hetimor konstatoi se në brendësi të tapicerisë anësore kishte 10 pako me lëndë narkotike të dyshuar marijuanë, gjithsej 10.3 kilogramë.

droge-1

peshore-1

droge3

makina11

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici, ndërsa lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Aktualisht vijojnë hetimet për bashkëpunëtorët e tjerë të Çelës, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.