Tentoi të transportonte 10 kg hashas, arrestohet 27-vjeçari

tmp_23727-droga6389680592Sot më datë 12.09.2016 , rreth orës 00:30, në vendin e quajtur “Rruga e Bënçës”, me drejtim lëvizje për në qytetin e Tepelenës është konstatuar mjeti me targa AA 086 AK me drejtues shtetasin Xheron Alikaj, 27 vjec, banues në Vlorë.

Pas kontrollit të ushtruar nga Shërbimet e Policisë, në pjesën e sediljeve të pasme u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese me ngjyrë të zezë me lëndë të dyshuara narkotike si ajo e llojit Cannabis Sattiva me peshë totale 10.7 kg. Policia kreu arrestimin e 27-vjecarit.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh ” parshikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.