Tentoi të vidhte farmacinë në Tiranë, arrestohet i riu nga Gjirokastra

Dy të rinj kanë rënë në pranga të policisë në Tiranë pasi kanë tentuar të vjedhin një farmaci përballë QSUT-së në kryeqytet.
Sipas të dhënave të policisë në pranga përfunduan shtetasit A.S, 17 vjeç, banues në Gjirokastër dhe K.H, 18 vjeç, banues në Fier, të dënuar më parë.

Nga veprimet e kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë të ngjarjeve të ndodhura më 20.05.2017, 28.05.2017, 30.05.2017 dhe 07.06.2017.