Tepelena e “lazaratizuar”, s’ka të sosur kanabisi. Asgjësohen edhe 1720 rrënjë

policia-kanabis-620x325Policia e Tepelenës ka asgjesuar 1720 rrënjë kanabis, ndërsa në pranga ka vënë dy persona dhe një tjetër u shapll në kërkim.
Të arrestuarit janë Ylleson Shuli , 64 vjeç, banues Korçë, Aldo Halili, 20 vjeç, banues në Durrës si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.H.
Gjatë kontrollit në vendin e quajtur “Gropa e Vodicës” në fshatin Beçisht,Tepelenë ,u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 1720 bimë e dyshuar Canabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ” Kultivim i bimëve narkotike ,i kryer në bashkëpunim ” parashikuar nga nenet 284 & 25 i Kodit Penal .