Tepelenë, asgjësohen qindra rrënje hashash

kanabis10E mbjellë në katër parcela në një vend të hapur rishtas në një përrua, droga në lartësinë prej tre metrash ishte gati për korrje. Por, pas një aksioni të policisë së Tepelenës të 1550 rrënjët janë korrur dhe asgjësuar me djegie.

Ka qenë ky operacioni i orëve të fundit antikanabis i efektivëve të policisë i koduar “Kamçishti”, pikërisht nga emri i zonës ku lënda narkotike ishte mbjellë.

Këto prova nga vendngjarja si dhe informacioni i marrë në rrugë operative e ka çuar grupin hetimor në identifikimin e kultivuesve të hashashit, ndërsa policia po punon për kapjen e tyre.